Hatërmbetje me produksionin e Big Brother? Vëllezërit Veshaj mungojnë në festën, por Heidi jo

by editor

Edicioni i tretë i ”Big Brother VIP Albania” u fitua nga aktorja Egla Ceno. Pas një mbrëmjeje të mbushur me emocione dhe surpriza, organizimi i festës së pas-spektaklit ka qenë një moment i shumëpritur për të gjithë pjesëmarrësit.

Advertisements

Festa pas finales së Big Brother VIP është një ngjarje ku mblidhen ish-banorët për të festuar përfundimin e aventurës së tyre televizive. Ky vit nuk ka qenë përjashtim, dhe festa ka sjellë së bashku të gjithë protagonistët e shtëpisë së famshme. Në mesin e tyre u vu re edhe prezantuesja e njohur Bora Zemani, e cila ishte pjesë e festës dhe u pa në shoqëri të ngushtë me Heidi.

Advertisements

Ajo çka ka tërhequr vëmendjen e publikut dhe medieve ka qenë mungesa e vëllezërve Veshaj, Donaldit dhe Romeos, ky i fundit duke qenë një nga personat që arriti të hyjë në finalen e spektaklit. Ndërkohë, mungesa e tyre në festë ka ngjallur një sërë pyetjesh dhe spekulimesh.

Donaldi dhe Romeo janë ndër personazhet më të komentuar, asnjëri prej tyre nuk ka bërë ndonjë koment ose shpjegim për mungesën e tyre në këtë event. Publiku dhe fansat mbeten në pritje të një përgjigjeje nga vëllezërit Veshaj për të kuptuar arsyet që i shtynë të mos ishin pjesë e kësaj mbrëmjeje festive.

You may also like