Kredia për rehabilitimin e linjës hekurudhore Durrës – Rrogozhinë parashikohet të miratohet në datën 20 nëntor nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, teksa pak ditë më parë kjo bankë bëri me dije se ka kaluar në fazën e “hulumtimit”.
Advertisements
Huaja ka një vlerë prej 30 mln euro, teksa financimi do të përdoret për rehabilitimin dhe elektrifikimin e kësaj linje hekurudhore, që ka një gjatësi prej rreth 34 km ndërmjet Durrësit dhe Rrogozhinës. Kosto totale përllogaritet në 120.5 mln euro, ndërkohë që projekti do të bashkëfinancohet nga Banka Evropiane e Investimeve dhe nga Bashkimi Evropian, që ka akorduar një grant prej 62 milionë euro përmes Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor (“ëBIF”).
Advertisements
Linja hekurudhore e projektit të rehabilitimit ndjek atë ekzistuese dhe pas përfundimit të punimeve parashikohet që trenat të kenë një shpejtësi 120 kilometra/orë. Segmenti hekurudhor Durrës – Rrogozhinë është pjesë e linjës hekurudhore Durrës – Pogradec, që parashikohet të lidhet me Maqedoninë e Veriut, në fshatin Lin.
Ajo është pjesë e korridorit VIII hekurudhor, që lidh Portin e Durrësit në Shqipëri me Maqedoninë e Veriut dhe portet e Detit të Zi të Bullgarisë. Tashmë, ky korridor është përfshirë në rrjetin kryesor të transporit transeuropian, i njohur si TEN T, duke i dhënë prioritet financimit të tij./Scan Tv
Advertisements