Gazetari Basir Çollaku e cilëson një strategji të SPAK marrjen të pandehur të ish-deputetit socialist Jurgis Çyrbja, për një kallëzim të 8 viteve më parë, gjatë kohës kur ky i fundit ka qenë drejtues i një Kadastre.
Advertisements
Sipas Çollaku, janë disa dosje më të rënda ku janë të përfshirë zyrtarë të të gjitha niveleve, për të cilat është kërkuar dhe ndihma e partnerëve evropianë dhe shton se ka një nxitim të SPAK për të sulmuar opozitën.
Advertisements
“Nga informacioni bëhet për një kallëzim të Palokës, kur Çyrbja ishte drejtues në Kadastër. Mendoj se ka dhe çështje tjetër. Shoh një tkurrje të SPAK për të lënë hapësira juridike për të përdorur njerëzit me funksione publike që të ndiqen prej tyre. Duhet të kishin shkuar më herët në Kuvend për imunitetin. Ka dy lloj nxitimesh, një për të ndihmuar mazhorancën dhe një për të sulmuar opozitën. Janë jo pak dosje që i janë drejtuar Francës, Belgjikës dhe Holandës. Janë dosje mafiozësh. Dhe këtu ka politikanë, drejtues policisë, të drejtësisë. Dhe kur jemi në këtë ishull më dosje penale dhe të kthehemi në një ngjarje që ka ndodhur para 8 vitesh. Dosje duhet t’i bashkosh”, tha Çollaku.