DASHI
Advertisements
Nëse keni një projekt të saktë, e që keni kohë që prisni për ta realizuar, sot mund të impenjoheni sepse mund të arrini suksesin që kini kohë që e prisni. Madje edhe raporti në çift sot, do të jetë i shkëlqyer në qoftë se lëvizni me diplomaci.
Advertisements
DEMI
Shija juaj e mirë sot e bën të lehtë atë, që për të tjerët është e vështirë. Një organizim perfekt për të kaluar një ditë të këndshme në shoqërinë e atyre që preferon, duke u larguar nga rutina e përditshme, do të sjellë shumë kënaqësi sot.
Advertisements
BINJAKET
Mos e merrni shumë seriozisht një kritikë të padrejtë, por gjithashtu nuk është edhe rasti për ta lënë pa përgjigje. Mund të replikoni me humor por pa e dramatizuar.
GAFORRJA
Dini si të organizoni sa më mirë një ditë për ta kaluar me personin që e keni në zemër, duke i ofruar shumë kënaqësi, edhe pse të vogla, por pa hequr dorë nga një projekt tuajin me të cilin kini kohë që merreni.
LUANI
Ata që prej kohësh janë favorizuar në fushën e ndjenjave, duhet të studiojnë një taktikë logjike dhe të pagabueshme pa fluturuar shumë, sepse mund të vinë edhe “dështimet” e para.
VIRGJERESHA
Mund të evitoni së shpenzuari energji të kota gjatë një debati të parëndësishëm për ju. Thoni atë që ju e mendoni si më të drejtë mos u mundoni t’ia mbushni mendjen edhe të tjerëve që të pranojnë logjikën tuaj.
PESHORJA
Ditë e ekuilibruar falë ndikimit pozitiv të yjeve në shenjën tuaj. Nëse keni dëshirë ti tërhiqni vëmendjen dikujt, mos heshtni, çdo lloj argumenti do të funksionojë për t’ia arritur qëllimit tuaj.
AKREPI
Nganjëherë shkëputja është e vetmja zgjidhje që keni. Dikujt prej jush do ti duhet ti shkëpusë lidhjet me të shkuarën, e të shikojë se çfarë do të bëjë në të ardhmen. Shumë gjëra që kanë ndodhur tani nuk kthehen më mbrapa.
SHIGJETARI
Dini mirë si të organizoni pushime të përkryera, edhe pse pa aprovimin e atij që do të bëjë pjesë në to. Shija juaj e mirë do të arrijë të bindë personin që e keni përzemër.
BRICJAPI
Në dashuri mund të shpresoni në një moment paqeje mbi të cilën do t’ju duket vetja komod. Nëse u lodhët së ndenjuri vetëm ndonjë person mund t’ju magjepsë rrugës.
UJORI
Vendosni ta përfshini dikë që ju qëndron pranë në punën që iu shqetëson më shumë. Pavarësisht që nuk iu intereson sentimentalist dhe ndruheni, por ai/ajo do t’ju ndihmojë.
PESHQIT
Mund të ndani besimin tuaj me atë që e meriton, duke dëgjuar këshillat e tij e jo vlerësimet. Në dashuri mund të ndjeheni të gëzuar nga prezenca e një personi të kujdesshëm e të disponueshëm, por jo shumë tolerant, ndaj kritikave të padrejta.