Identifikohen dy drejtuesit e mjeteve që u përfshinë në një aksident mesditën e sotme në rrugën Sarandë-Delvinë.
Advertisements
Ata janë Pëllumb Ahmeti, 28 vjeç dhe Birbil Islami, 42 vjeç.
Advertisements
Ahmeti ka qenë në drejtim të mjetit “Hummer” dhe Islami në drejtim të mjetit “Smart”.
Si pasojë e aksidentit janë plagosur Islami dhe pasagjeri Vendim Tozo, të cilët po marrin ndihmën e parë në spitalin e Sarandës, ndërkohë që 28-vjeçari Ahmeti është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Sarandë.