Hyseni që mas*akroi bashkëshorten dhe u godit nga i djali u rrit me kri*me, babai i tij futi në dhe tre gratë

by editor

Një fëmijë i rritur nga një baba vrasës, sot u bë vrasës. Dy viktima është bilanci tragjik i një krimi në familje, që ndodhi këtë të martë në një fshat të Konispolit.

Advertisements

Hysen dhe Shano Islamaj kanë mbetur të vdekur pas një konflikti mes tyre. 69-vjecari Hysen Islamaj goditi fatalisht me sëpatë bashkëshorten e tij, duke e lënë të vdekur.

Advertisements

Konflikti dhe të bërtiturat u dëgjuan në distancë nga djali i tyre, Klementini 40 vjeç i cili ishte jashtë banesës, por nuk arriti të vinte në kohë për të parandaluar ngjarjen e rëndë dhe për të shpëtuar jetën e nënës. I indinjuar kur ka parë nënën e tij pa jetë, ai u konfliktua me babain dhe e hodhi nga shkallët e oborrit të banesës. Mendohet se rënia nëpër shkallë i shkaktoi vdekjen edhe Hysenit.

Hysen Shano njihej si person i konflikteve dhe të gjithë në atë zonë e njohin si ”sherrxhi”. Mësohet se ka qenë mbesa e tij, vajza që ka marrë të atin, Klementinin dhe i ka thënë se gjyshi vrau gjyshen.

Advertisements

Hysen Islamaj është rritur me krime, pasi babai i tij, i njohur në fshat si Xhevit Cene, është dyshuar më parë për të paktën tre vrasje. Dhe të treja kanë qenë bashkëshortet e tij. Njërën nga bashkëshortet e ka vrarë duke e hedhur në gropë të gëlqeres, tjetrën e ka vrarë duke e hedhur në pus, ndërsa tjetrën e ka mbytur në lumë, duke e çuar në tre numrin e viktimave.

You may also like