I ati i vrau nënën, vajza me lot në sy: Mendonte se mami po e tradhtonte

by editor

Vajza e 40-vjeçares Enkelejda Danaj, që u ekzekutua nga burri në Greqi në dëshminë për mediat greke ka treguar se babai, Eduarti kishte vite që i terrorizonte. Ajo ka thënë se babai i saj ishte një person i alkoolizuar, me prirje agresive dhe xheloz për bashkëshorten.

Advertisements

“Gjithmonë e mbaj mend duke pirë. Kur pinte bëhej agresiv ndaj nesh. Mbaj mend që ai godiste mamanë time. Mendonte se nëna ime po e tradhtonte dhe ishte shumë xheloz. Kërcënoi se do të na vriste dhe do të vriste veten. Nuk më ka goditur kurrë mua dhe vëllain tim”, pohoi vajza, sipas ANT1.

Advertisements

Eduart Danaj ka kërkuar falje pasi ka pranuar krimin dhe është shprehur se i vinte keq për veprimin e tij. Enkelejda Danaj u përcoll për në banesën e fundit në Vlorë.

You may also like