I bënte shantazh prostitutave dhe i zhvaste para, zbardhen detaje të reja nga “Polici” 27-vjeçar

by editor

Të tjera detaje janë zbardhur nga arrestimi i një të riu ditën e djeshme në Tiranë nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, pasi duke u hequr si efektiv policie kryente marrëdhënie seksuale me punonjëset e seksit dhe më pas iu zhavste para duke i kërcënuar se do t’i arrestonte.

Advertisements

Mësohet se në pranga është vënë 27-vjeçari Ajet Salla, mbi të cilin rlndojnë akuza për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes, ose dhunës për dhënien e pasurisë ”.

Advertisements

Nga hetimet ka rezultuar se Ajet Salla, fillimisht “prenë” e tij e pikaste në rrjetet sociale. Më pas ai u shkruante atyre duke u prezantuar si punonjës policie dhe duke përdorur mjete identifikuese si ato të strukturave të ndryshme të Policisë së Shtetit

Më pas, me anë të shtrëngimit e kanosjes, Ajet Salla iu kërkonte dhe merrte atyre vlera monetare që variojnë deri në 2 mijë euro, kundrejt premtimit për të mos i arrestuar.

Burime për mediat bëjnë me dije se Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka dyshime se ai mund të jetë përfshirë edhe në një rrjet prostitucioni si tutor pasi i janë gjetur në telefon 10 adresa të rrjetit social Instagram, ku postonte video dhe foto të vajzave që ofronin prostitucion.

Advertisements

Gjithashtu, 27-vjeçari i është sekuestruar edhe një stemë policie.

You may also like