I bëri foto në shtrat të moshuarit dhe i mori 50 mijë euro, arrestohet Leonora Gashi

by editor

Policia e Kosovës ka arrestuar 41-vjeçaren Leonora Gashi, të cilën e shpalli në kërkim 4 ditë më parë dhe kërkoi ndihmën e qytetarëve për kapjen e saj. Ajo dyshohet se përmes shantazhit me fotografi nga shtrati i ka marrë 50 mijë euro një të moshuari në Prishtinë.

Lajmin për arrestimin e saj e ka konfirmuar Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, të publikuar ditën e sotme, teksa ajo është vënë në pranga ditën e djeshme.

Advertisements

Leonora Gashi arriti që brenda pak ditësh ta bëjë për vete një të moshuar 71 vjeçar, të cilit i kurdisi një skenar të rrezikshëm. Ajo e bindi 71 vjeçarin që të kryente marrëdhënie seksuale me të dhe e shfrytëzoi momentin për t’i bërë foto në shtrat të moshuarit.

Duke e shantazhuar më pas se fotot do t’ia dërgonte familjes së tij, Leonora arriti të merrte nga i moshuari plot 50 mijë euro.

Advertisements

You may also like