I biri flirtonte me një burrë tjetër, flet nëna e priftit Xhufka: I them bravo të qoftë, vazhdo përpara, e falenderoj që bën atë që unë e kam edukuar

by editor

Pak ditë më parë, janë publikuar në një emision televiziv disa biseda private të At Nikolla Xhufkës, ku ky i fundit shfaqej duke flirtuar me një mashkull tjetër për të kryer marrëdhënie s**suale me të.

Advertisements

Lidhur me këtë ka folur së fundmi edhe nëna e Xhufkës, e cila është shprehur se asgjë nga ato që janë publikuar nuk është e vërtetë apo e vërtetueshme.

Advertisements

Ajo theksoi se e mbështet të birin në rrugën e vet dhe i kërkoi të vazhdojë pa u ndalur në misionin e tij.

“Momenti normal që është shokues, por për sa kohë fëmija im nuk ka kryer marrëdhënie me të mitur, nuk kanë arritur në atë që kanë dashur të nxjerrin që shkon me meshkuj, për mua kjo është një nul, një dështim i atij lloj televizioni.

Advertisements

Pikë mbaroi. Për mua kjo nuk ka fare rëndësi dhe as më bën fare përshtypje. Djalit tim i kam thënë vazhdo përpara dhe mos u ndal. Atij bravo i qoftë për këtë që bën, dhe e falenderoj që bën atë që unë e kam edukuar, rrugën e Zotit”, tha ajo për Euronews Albania.

You may also like