Emri i kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, i cili është dënuar nga GJKKO me 2 vite burg nën akuzë për blerje votash, flitet se do të përfshihet në listën e kandidatëve të kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis, për eurodeputet në zgjedhjet europiane të qershorit.
Advertisements
“Me sytë drejt zgjedhjeve evropiane, shtabet e partisë së Mitsotakis po mbledhin fytyra dhe emra tërheqës për të plotësuar listën e kandidatëve”, shkuan Protothema.
Advertisements
Në kampin blu, sipas informacioneve, kryeministri Kyriakos Mitsotakis po pranon sugjerimet për të përfshirë edhe kryetarin e zgjedhur të bashkisë së Himarës, Fredi Beleri.
Ata që mbështesin propozimin për t’u përfshirë në fletëvotimin evropian konsiderojnë se përtej simbolikës dhe forcimit të dukshëm të kryebashkiakut të burgosur, një lëvizje e tillë politike do të ndihmonte edhe në parandalimin e rrjedhjeve te partitë më të djathta.
Megjithatë, ka edhe kundërshtime të forta. Ata që shprehin mosmarrëveshjen e tyre, deklarojnë se një lëvizje e tillë do ta kufizonte një problem evropian në atë dypalësh mes Athinës dhe Tiranës.
Burgimi i Belerit solli një krisje në marrëdhëniet e Greqisë me Shqipërinë, pasi Kyriakos Mitsotakis e ngriti çështjen në Samitin e fundit, duke kërcënuar homologun e tij Edi Rama se do të “bllokojë” negociatat e pranimit të Shqipërisë në BE.