I fundit! Futbollisti Odise Roshi tërhiqet nga Kombëtarja e Shqipërisë

by editor

Federata e Futbollit është njohur me vendimin e Odise Roshit për t’u tërhequr nga Kombëtarja shqiptare, pas një karriere të gjatë dhe të suksesshme me ngjyrat kuqezi.

Advertisements

Odise Roshi ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për ekipin Kombëtar, duke dhënë gjithmonë maksimumin e tij në arritjet historike të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

Advertisements

Gjatë gjithë karrierës së tij me kuqezinjtë, Odiese Roshi i njohur edhe me nofkën “Raketa” nga tifozët, numëron 71 ndeshje dhe 5 gola, ndërsa ishte pjesë e skuadrës në kualifikimin historik në “Euro 2016” dhe pjesë e saj në finalet e Europianit.

Federata e Futbollit e ka falënderuar Roshin për të gjithë kontributin e dhënë ndër vite me fanellën kuqezi, ku do të kujtohet gjithmonë për asistet e tij vendimtar, shpejtësinë dhe energjinë e tij në fushë.

Advertisements

“I urojmë Odise Roshit suksese të mëtejshme në karrierën e tij”, thotë Federata e Futbollit.

vijon…

You may also like