I fundit! Largohet nga drejtimi i QSUT-së, Albana Fico

by editor

Advertisements

Albana Fico, e cila mbante postin e drejtoreshës së Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza (QSUT) është larguar nga detyra.

Burime të Panorama.al konfirmuam se Albana Fico nuk do të jetë më në krye të QSUT-së, post të cilin e mori rreth 3 vite më parë.

Ende nuk dihen shkaqet e largimit të Albana Ficos, por kujtojmë se ajo ka qenë e sulmuar nga opozita për tenderat e barnave.

Advertisements

Po ashtu së fundmi edhe hetimi që po zhvillohet nga prokuroria për zjarrin që ra në Urgjencën e re të QSUT-së, godinë e cila është inauguruar prej më pak se një viti.

Albana Fico u emërua në krye të QSUT në 2 Dhjetor 2021 dhe zëvendësoi në këtë detyrë Enkelejdi Jotin.

Advertisements

Më heret ajo mbante postin e Drejtoreshës së Përgjithshme të ISHP-së.

You may also like