I FUNDIT/ Plagoset një djalë i ri në Tiranë

by editor

Një djalë në moshë të re ka mbetur i plagosur sonte në Tiranë pasi u qëllua me armë të ftohtë nga një person i cili u zhduk në drejtim të paditur, por sapo njoftohemi se është kapur nga policia.

Advertisements

Ngjarja ndodhi sot në zonën e Farkës rreth orës 18:00, ku kishte një konflikt gjatë të cilit është dëmtuar me mjet prerës 34 vjeçari H.Sh.

Advertisements

I riu është dërguar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Policia tha se pas krimit, ka organizuar punën për kapjen e autorit dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

“Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u kap dhe u arrestua shtetasi B. B., 40 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, tha policia.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 40-vjeçari, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës shtetasin H. Sh., 34 vjeç. /noa.al

You may also like