Stresi ka reaguar sërish për një nga incidentet që po bën bujë ditët e fundit në media, ku TikTok-eri i njohur Medi Iseni u dhunua brutalisht në një club nate.
Advertisements
Reperi dyshohet se është përfshirë në këtë ngjarje ndonëse e ka mohuar një gjë të tillë. Në një intervistë për Klan Kosova, Stresi thotë se menjëherë pas performancës së Noizyt ka situata është përshkallëzuar dhe se nuk kanë mundur as të flasin.
Advertisements
Rrëfimi i plotë i Stresit:
“Personi në fjalë që është keqtrajtuar ka kontaktuar babanë tim në Zvicër me gjithë të atin e tij sepse këta shajnë gjithë dimrit dhe duan të vijnë verës të pajtohen.
Advertisements
Kjo është e vërteta. Unë kam qenë në Sarandë kur më ka thirrur babai im më ka thënë që do me të takuar ky djali. I kam thënë unë nuk dua të takohem me të, nuk dua ta shoh me sy. Edhe nëse do ta kisha prerë në besë, e kisha prerë në besë qysh në Tiranë. Ky është realiteti. Ka ardhur këtu, babai i Medit e ka thirrur familjen time. Babai im i ka thënë në Shqipëri nuk të prek askush, vazhdo.
Kur kam shkuar në Pejë me performu nesër me Noizyn, ky ka ardhur, në vend që të shuajë muhabetin edhe me Noizyn që ia ka sharë familjen. Të nesërmen kur ka ardhur i kemi thënë hajde se mundemi të flasim. Kur ka ardhur, ka ardhur vetë i treti. Kur Noizy ka përfunduar, aty kemi qenë 30 veta. Një ka dalë ka thënë, a mua ma ke sharë gruan, aty ka nisur e gjithë situata.
Dhe ka eskaluar situata krejt. Ka nisur diçka që nuk kemi mundur as të reagojmë. Unë nuk jam as servil i Noizyt, as servil i kërkujt. Akuzat që janë bërë ndaj Noizyt, nuk ka pasur mundësi as me prek.
I kam duart e prera akoma që kam hyrë me i nda. Ata njerëzit që ishin me Medin, edhe ata e kanë mbrojtur atë. Ne kemi ikur drejt Prishtinës”.