I nxehti afrikan, e premtja dita më e nxehtë e Qershorit! Ja qyteti që shënoi 42.5 gradë Celcius

by editor

Tirane- Termometri ka shënuar 42.5 gradë Celcius në qarkun e Beratit, dhe 42 gradë Celcius në Elbasani e Gjirokastra. Ndërkohë në Tiranë termometri ka shënuar 40.4 gradë Celcius.

Advertisements

Temperatura mjaft të larta për muajin qershor. Por jo vetëm qytetet e zonës së ulët por dhe vija bregdetare ka shënuar temperatura të larta deri në 39- 40 gradë celcius në mesditë. Edhe në zonat malore në qarkun e Kukësit e Has janë shënuar temperaturat 39 gradë’ informoi Akil Osmani nga Meteoalb.

Advertisements

Në ditën e sotme kemi një tërheqje të kësaj vale duke bërë që të kemi një rënie të lehtë të këtyre temperaturave me 2 gradë.

Në Tiranë mbetet me vlera shumë pranë 39 gradë Celcius.

Advertisements

Të dielën do të ndihet më shumë rënia e temperaturave, ku temperaturat do të bien deri në 38 gradë Celcius, ndërsa në Tiranë do të bjerë me 4 gradë.

Temperatura më e lartë deri tani është shënuar 42.5 gradë e shënuar mbrëmjen e 21 qershorit në Berat.

Nuk është normale të kemi një vlerë të tillë temperature. Kjo është hera e parë që shënohet kjo vlerë. Janë temperatura deri 12.5 gradë më të larta sesa vlerat normale të qershorit, ku duhet të ishin 30 -31 gradë Celcius. Jo vetëm Berati por gjithë territori shqiptar ka shënuar temperatura më të larta me 10 gradë” tha Akil Osmani nga Meteoalb

You may also like