I riu rrëzohet në malin e Korabit, dërgohet me helikopter te Trauma

by editor

Ditën e sotme, rreth orës 12:40, në alpet e malit të Korabit, duke eksploruar natyrën, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar dhe ka mbetur i dëmtuar shtetasi K. S., 19 vjeç, banues në Fushë-Krujë, i cili shoqërohej nga disa shtetas të tjerë.

Advertisements

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, pas marrjes së njoftimit, menjëherë kanë organizuar punën për t’i ardhur në ndihmë 19-vjeçarit.

Advertisements

Për shkak të terrenit të vështirë dhe të thepisur është kërkuar ndërhyrja e helikopterit, me qëllim ofrimin e ndihmës për shtetasin e dëmtuar.

Pas dhënies së ndihmës së parë, 19-vjeçari, është transportuar me helikopter, drejt Spitalit të Traumës

Advertisements

You may also like