I riu shqiptar kapet në “shtëpi bari” në Britani, e kishte maskuar si dyqan rrobash luksoze

by editor

Një i ri shqiptar është kapur duke kultivuar kanabis në një shtëpi në Cardiff të Uellsit.

Advertisements

22-vjeçari Amet Muça u kap duke u kujdesur për rreth 130 bimë kanabisi brenda banesës të cilën e kishte përshtatur që të ngjante si një dyqan luksoz rrobash.

Advertisements

Në gjyq, avokati i tij mbrojtës tha se Muça kishte mbërritur në Britani i joshur nga rrjetet sociale, ku kishte parë për jetën luksoze që bëhej në Perëndim.

Sipas policisë, vlera e kanabisit, nëse do të hidhej në treg, do të shkonte rreth 84,480 paund.

Gjykatësja vendosi ta dënojë Muçën me 8 muaj burg dhe dëbim në Shqipëri pas përfundimit të dënimit.

You may also like