Është ndaluar në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe, Julian Meçaj, i konsideruar si numri dy i “Bandës së Durrësit”.
Advertisements
Mbetet e paqartë nëse Meçaj është lënë sërish i lirë nga autoritetet arabe, apo është mbajtur për t’iu nënshtruar procesit të ekstradimit.
Advertisements
Meçaj, i njohur si krahu i djathtë i Plarent Dervishajt, është ndaluar më herët në Shqipëri, ku është marrë në pyetje lidhur me atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoj, dhe më pas është lënë i lirë.
Ai dyshohej se mund të ishte porositësi i atentatit.
Në vitin 2019, Meçaj dhe Plarent Dervishaj, kunati i Lul Berishës ishin shënjestër e një atentati në autostradën Tiranë-Durrës, ku ndaj tyre u qëllua me 40 plumba. Të dy mbetën të plagosur në atë kohë.