I vranë nipin, xhaxhai: Besë ka vetëm familja Kadriu, tjetra as edhe një minutë

by editor

Familja e Lulzim Fejzullahu, 18-vjeçarit që u dhunua për vdekje në Podujevë të Kosovës, ka vendosur të ndjekë “Kanunin”. Imami nga Podujeva, Bekim Jashari, ka njoftuar sot se xhaxhai i 18-vjeçarit i ka dhënë 1 muaj besë familjes së dhunuesit.

Advertisements

Dhënia e besës në Kanun do të thotë se familjet e autorëve do të jenë të sigurta për 1 muaj nga gjakmarrja dhe kanë mundësinë të largohen, por pasi ky afat të kalojë familja e viktimës do të hakmerret për jetën e humbur të 18-vjeçarit Lulzim Fejzullahu.

Advertisements

Xhaxhai i 18-vjeçarit, Rrahim Fejzullahu, tha se “besë ka vetëm familja Kadriu, ndërsa familja Avdullahu nuk e ka asnjë minutë besë prej meje”.

“Nuk kemi pasur asnjë kontakt me familjen Avdullahu. Ia kam dhënë një muaj besë familjes Kadriu. Familja Avdullahu një minutë ditë nuk ka besë prej meje”, tha ai, njofton Klan Kosova.

Përfaqësuesin ligjor i Rrahim Fejzullahut, avokatin Tomë Gashi, i pyetur se pse është futur “besa” në këtë çështje, përderisa çështja është në proces gjyqësor, ai është shprehur: “unë nuk e di, unë jam vetëm avokat i familjes”, tha ai për Klan Kosova.

/5pyetjet.al

You may also like