Giovanna Nikolli, e dashura e Amarildo Nikolli (Xhanej) i cili dyshohet si vrasës me pagesë, ka reaguar pasi i vendosën një sasi tritoli në banesën ku jetonte me qira në Elbasan dhe mbeti i plagosur komshiu i saj.
Advertisements
Në një postim në rrjetet sociale, ajo ka hedhur akuza se pas sulmit qëndron rivali i partnerit të saj, vrasësi me pagesë, Nuredin Dumani. “S’je burrë, por k*rvë”, iu drejtua Giovanna Nikolli, Nuredin Dumanit i cili ndodhet në qeli. Ajo e sfidon duke iu drejtuar që “nëse ke b*le, hajde vetë e hidh prap tritol”, duke shtuar se Nuredin Dumani, të cilin e quan ordiner, mori në qafë njerëz të pafajshëm.
Advertisements
“Burrni eshte t’merresh me femra! S’je burr po KURV ! Un qa them se terheq mrapsht deri ne frymen e fundit! Nuk jam ajo femer un qe derzohem kaq leht, O Nuredin Dumani Hajde me hidh prap tritol, hajde vet ne qofte se je burr me bole mos nis klysha naten .. Se more n’qaf njerz te gabuar mor ordiner ..”, shkruan ajo.
Ndërsa në një postim në TikTok shkruan: “Edhe ju njerëz ordinera mbroni një kriminelë që ka vrarë dhe ka futur 200 vetë në burg, nuk bëheni kurrë ju!”.
Giovanna Nikolli ishte shënjestër e atentatit me tritol në orët e para të mëngjesit të së dielës (14 korrik) ku në banesën ku jetonte së bashku me të motrën, Aldën, në një pallat në Elbasan. I plagosur mbeti fqinji i saj, 26-vjeçari Enea Themollari, i cili mori dëmtime të rënda nga dera e banesës së tij pas shpërthimit të fuqishëm dhe po lufton me vdekjen për shkak të plagëve që ka marrë në kokë.
E reja nga Lezha, e cila është personazh i njohur në rrjetet sociale, në një video të publikuar tregonte se kishte përplasje me të dashurën e Nuredin Dumani, i cili është kthyer në të penduar të drejtësisë.Në video, ajo përmend Nuredin Dumanin dhe i bënte thirrje që të ‘mbante’ dashnoren e tij duke u shprehur se kishte probleme serioze me të.
“O Nuredin Dumani të bëj thirrje të mbash cik atë dashnoren tate ti, se po ta kapa kund nëpër Itali ore Nuredin Dumani…se ke idenë çfarë mund t’i bëj se më njeh mirë. A mirë? Mirë shpirti vogël, ik të përshëndes Nuredin Dumani. Shihemi pas 2 ditësh”, shprehej Giovanna.