Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar deklarat e bashkëshortes së tij dhe njëherazi deputetes së PL-së, Monika Kryemadhi.
Advertisements
Meta tha gjatë fjalës së tij se “Mona është yll, por ka pak probleme me kthjelltësinë dhe intonacionin” dhe “mesa duket është në presionin e kolegeve që mbajnë përgjegjësi për disa zhvillime në Partinë e Lirisë”.
Advertisements
Kryemadhi sulmon bashkëpunëtorët e Metës: Një parti politike nuk mbahet me rrogëtarë dhe servilë sedentarë
Kryemadhi: Marrëdhënia me Metën është thyer, por djegia e mandateve është justifikim
Monika Kryemadhi flet për celularin e sekuestruar nga SPAK: Pjesa më e madhe e bisedave janë me Kryeministrin Edi Rama
“Mona është yll, ka pak probleme të kthjelltësisë dhe të intonacionit, por mesa duket është në presionin e kolegeve që mbajnë përgjegjësi për disa zhvillime në në Partinë e Lirisë.
Unë kam një pyetje për Monën time të dashur, për Lonën, për Endritin.
Si mundet që Ilir Meta ta marrë vesh që PL, që është target i Edi Ramës, krimit të organizuar dhe fëlliqësirave që s’duan një parti që thotë të vërtetën, të mos ketë roje nate dhe mos të ketë roje dite. Kush mban përgjegjësi për këtë?
Si mundet që kryetari paralajmëron për situatën që kërkohet eliminimi i opozitës dhe partia është pa roje prej 3 vitesh. Unë organizimin ia kisha lënë Endritit dhe Lonës”, u shpreh Meta.