Interi me një ‘Scudetto’ për librat e historisë, lojtarët dhe tifozët ndezin qytetin(Video)

by editor

Një ‘Scudetto’ që do mbahet mend gjatë në historinë e futbollit, madje tashmë është pjesë e librave të historisë.

Advertisements

Milano sot sërish është e ndarë në dy zona, ajo e festës dhe gëzimit dhe ajo e lotëve dhe trishtimit, gjithçka rezultat i një derbi, që për të 6-tën herë radhazi fitohet nga Interi.

Advertisements

Dhe shpallja Kampion të Italisë pikërisht në ‘derbi della Madonnina’ nuk mund të ishte imagjinuar ndonjë herë as nga tifozi më fanatik, e megjithatë tashmë është realitet.

Interi fitoi yllin e dytë në fanellë pikërisht në sy të rivalëve historik të Milanit.

Për këtë arsye rreth 15 mijë tifozë zbarkuan në “Duomo” duke vijuar festimet pavarësisht se temperaturat ishin 6 gradë dhe binte shi.

Jo vetëm në sheshin e qytetit, tifozët zikaltër ishin shpërndarë në çdo cep të Milanos duke festuar së bashku për këtë titull të paharruar.

Mes tifozëvë të shumtë, që mbanin flakadanë dhe flamuj në duar, krejt papritur u shfaq edhe një traktor i cili iu bashku turmës për të festuar titullin në Serie A.

Policia lokale nuk njoftoi për dëme apo probleme specifike, por festa nuk pritet të ndalet këtu, një festë akoma më e madhe parashikohet në momentin që lojtarët dhe trajneri Inzaghi do të bëjnë paradën e tyre në “Duomo” pasi të kenë marrë në duar trofeun e vërtetë, të 20 në Serie A.

You may also like