“Irani, i gatshëm t’i përgjigjet çdo veprimi izraelit”, Garda Revolucionare: Kur bëhet fjalë për mbrojtjen e popullit…

by editor

Irani deklaron se është i gatshëm t’i përgjigjet çdo veprimi izraelit kundër territorit të tij.

Advertisements

Komandanti i Forcave Ajrore të Korpusit të Gardës Revolucionare, Amir Ali Hajizadeh, tha se Terehani pret hakmarrjen izraelite për sulmet me raketa iranine të 1 tetorit ndaj Izraelit.

Advertisements

Nga ana e tij, ministri i jashtëm iranian Abbas Araghchi theksoi më herët sot se Irani nuk ka “vija të kuqe” kur bëhet fjalë për mbrojtjen e popullit dhe interesave të tij, pasi rajoni më i gjerë i Lindjes së Mesme përgatitet për sulmin hakmarrës të Izraelit, në sulmin e fundit raketor të Iranit.

Kujtojmë se më 1 tetor Irani sulmoi me rreth 180 raketa Izraelin, ku ky i fundit është zotuar për hakmarrje.

Advertisements

You may also like