“Ish-deputeti kishte lidhje me grupe kriminale”, gazetarja zbulon detajet: Janë dokumentuar 7 raste ku…

by editor

Ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja, i arrestuar mbrëmjen e 20 tetorit dyshohet zyrtarisht për vepra penale “tregimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”, “përkrahja e autorit të krimit” si dhe “korrupsion aktiv në zgjedhje”.

Advertisements

Sipas SPAK, zbërthimi i komunikimeve në aplikacionin Sky ECc, ka zbuluar në së paku, 7 raste, Jurgis Cyrbja ka nxjerrë informacione, të klasifikuara si “sekret shtetëror”.

Advertisements

Gazetarja Etleva Delia në një emision televiziv foli për arrestimin e ish-deputetit.

“Ende nuk jemi njohur me dosjen hetimore, por Sipas SPAK, janë dokumentuar 7 raste që kanë nxjerrë sekretin shtetëror. Të njoftosh një grup kriminal që po bën policia një operacion për të arrestuar zakonisht quhet sekret hetimor. Ky ka marrë pjesë vetë në mbledhje të Komisionit të Sigurisë, mund të ketë pasur dhe vetë informacion, pasi ka qenë e pajisur me certifikate sigurie dhe aty mund të ketë rrjedhur edhe gjëra, por do të njihemi në vijim”, tha gazetarja Delia.

Gjatë intervistës në studio, analisti Skënder Minxhozi tha se këtë goditje si një plotësim të kuadrit të një hetimi.

“E shoh si një plotësim të kuadrit në pikëpamje të hetimi që bën shteti ndaj kundërvajtësve. Në një anë kemi një profil të lartë si Meta dhe një njërën anë kemi dënimin e një zyrtari që i përket asaj pjese atë ku shteti e politika flirtojnë, me atë që quhet nëntoka, grupe kriminale në këmbim të përfitimeve, në këtë rast të votave. Jam gjithnjë e më i paqartë dhe mosbesues në lidhje me kriteret që PS ka përdorur për të zgjedhur njerëzit që ka çuar në Parlament. Ky është jo vetëm një aspekt që tregon konsumin nga koha e gjatë e qëndrimit në pushtet, por edhe degjenerim të mënyrës së si e mban apo menaxhon dhe fiton në mënyrë ciklike pushtetin. Në momentin që shteti bën detyrën e vet edhe partia që ka emëruar deputetin duhet të bëjë detyrën e vet”, tha ai.

You may also like