Artan Hoxha ka dhënë detaje nga vetë-dorëzimi i ish-drejtorit të policisë së Lezhës, Henerigert Mitri.
Advertisements
I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Hoxha tha se Mitrit i janë ngarkuar pesë akuza të rënda.
Advertisements
“Në fakt, ish-drejtori Mitri, është një nga drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit. Ishte befasi në momentin kur doli emri i tij si person i kërkuar, sepse nuk u arrestua, u krijua ideja e dekonspirimit.
Akuzat që iu veshën, janë shumë, duke filluar nga kultivimi i bimëve narkotike, grup i strukturuar, korrupsion pasiv, organizimi i lojrave të fatit, shpërdorim detyre. E kanë ngarkuar me të gjithë çfarë mund t’i ngarkonin.
Advertisements
Në fakt, drejtorët e qarqeve, akseset ku kanë më shumë janë këto fusha. Duan liri veprimi për lojrat e fatit, meqenëse i kemi akoma të palegalizuara. Pra, një nga të ardhurat kryesore që u vjen në qarqe, është industria e lojrave të fatit.
Tjetra, kultivimi i kanabisit, duke qenë se Lezha është problematike, zona me historik në të kaluarën, por edhe sivjet. Drejtori i policisë ka akses të dijë ku lëviz aeroplani i Guardia Di Finanza. Është pritur sa të kalojë avioni dhe më pas ka nisur mbjellja.
Akuzat e ish-drejtorit janë se ka bashkëpunuar me grupet lokale për kultivimin e kanabisit dhe kjo e lojrave të fatit.
Krimi dhe shteti janë kafshë territori, kur bëjnë marrëveshje punët shkojnë vaj.
Tani, ish-drejtori iu fshesh SPAK-ut. Skena dje ishte, një nga njerëzit më të kërkuar, është në mes të qytetit. Po ta kapë një patrullë në rrugë quhet arrestim. Ai vajti dhe u vetëdorëzua.
Në raste të tilla, pasi kam parë edhe dosjen, mendoj se një pjesë e akuzave, të qenurit e tij si grup i strukturuar kriminal, është një moment ku ai dhe mbrojtja mund ta godasë dhe ta shkëpusë.
Ka bërë marrëveshje dhe kjo është rrethanë lehtësuese”, tha Hoxha.