Ishin nisur për në Kosovë, futbollistët e Izraelit braktisin autobusin pas sulmit me raketa (Video)

by editor

Duket se ndeshja mes Izraelit dhe Kosovës, e vlefshme për kualifikueset e Europianit 2024 sërish nuk do mund të luhet.

Advertisements

Skuadra mike ishten isur për në Prishtinë ditën e sotme, për takimin q do luhet në stadiumin “Fadil Vokri”, por gjatë rrugës janë detyruar ta ndërpresin udhëtimin.

Advertisements

Kjo pasi gjatë rrugës për në aeroportin e Tel Avivit kanë marrë një alarm për sulm me bombë apo me raketa, duke bërë që të detyrohen të dalin të gjithë nga mjeti i transportit dhe të fshihen në një vend paksa më të sigurt.

Siç shihet dhe nga pamjet e publikuara në rrjete sociale, futbollistët shihen teksa largohen me shpejtësi nga autobusi për të kaluar në anën tjetër të autostradës.

Advertisements

Izraeli është në luftë me gupin palestinez Hamasit, pas sulmeve të 7 tetorit, që bëri që kjo ndeshje të shtyhej fillimisht, pasi ishte planifikuar të luhej më 15 tetor. Në përpalljen e luajtur në Tel Aviv, më 25 mars, në kuadër të Grupit I, të eliminatorëve për Euro 2024, kombëtarja e Kosovës barazoi 1:1 me Izraeli.

You may also like