“Dua të bëj krenar djalin tim, që kur të rritet të thotë ‘mami im është Fifi që nuk u dorëzua kurrë’”
Advertisements
Këngëtarja e njohur, Fifi, pati mbrëmë në “Dancing With The Stars” një performancë frymëzuese, për kufijtë e vetes së saj.
Advertisements
Artistja tregoi se viti më i rëndësishëm ishte 2023, aty ku ndjeu se preku fundin, derisa erdhi në jetë djali.
“Viti më i rëndësishëm për mua është 2023. Ishte shumë sfidues, shumë i lodhshëm, shumë peripeci, ulje dhe ngritje. Nisi me mental breakdown. Më një pa dëshirë me punuar, me ec përpara. Kam pas miliona pikëpyetje në aspektin e karrierës. Nuk e kam dit ku dua me shkuar. Mu duk sikur asnjë njeri nuk po e do më Fifin, as muzikën e Fifit. Nuk isha gati me dal e me kënduar. Më dukej sikur njerëzit nuk kishin ardhur për mua, kudo që unë do isha. Unë nuk dorëzohem kollaj, por e ndjeva veten në një pikë të dorëzuar, derisa erdhi në jetë djali. Thjesht dua ta bëj krenar djalin tim, që kur të rritet të thojë ‘mami im është Fifi që nuk u dorëzua kurrë’. Unë dua që muzika ime të jetojë me shekuj, pasi unë mos të jem më në këtë tokë. Dua që fjalët e mia, meloditë e mia të këndohen shumë shekuj, shumë shekuj mbasi un s’jam më këtu”, rrëfeu Fifi.