Ismajli drejt Juventusit që në janar, italianët zbulojnë formulën për transferimin e mbrojtësit të Kombëtares

by editor

Ardian Ismajli mbetet një nga objektivat e rëndësishëm të merkatos së klubeve të mëdha italiane.

Advertisements

Mbrojtësi kuqezi po shkëlqen në Serinë A në këtë sezon me Empolin dhe nuk është rastësi që disa prej klubeve më të mëdhenj përtej j Adriatikut kanë hedhur sytë nga ai.

Advertisements

Ismajli është nën kontratë deri në fundin e këtij sezoni me Empolin dhe pas tij mund të largohet si futbollist i lirë. Por nevoja e Juventusit për të ndërhyrë në merkato për të afruar një qendërmbrojtës, mund të bëjë që transferimi i tij të afrohet që në janar.

Drejtori sportiv Xhuntoli përsëriti edhe sot para mediave që në merkato do të afrohej një qendërmbrojtës dhe në Itali janë të bindur se Ismajli është opsioni më i mirë i mundshëm.

Advertisements

Kushti i Empolit për të lënë të largohet lojtari është që të zgjatë edhe një vit kontratën me të. Në këtë mënyrë, Ismajli mund të jepet në huazim te Juventusi në muajin janar, me të drejtën e blerjes përfundimtare të kartonit të tij për një shumë të caktuar në mbyllje të edicionit, Kësisoj, të dy klubet do të ishin të kënaqura, ndërsa Ismajli do të kishte 6 muaj në dispozicion për t’i vërtetuar Juventusit se është një lojtar i denjë për të veshur fanellën e kësaj skuadre.

You may also like