Itali/ Shqiptari nën efektin e alkoolit përplas ‘Audi’-n luksoz, ja çfarë raportojnë mediat fqinje

by editor

Po lëvizte me ‘Audi A5’ 200 kuaj fuqish, i regjistruar vetëm pak muaj më parë, dhe shkon e përplaset buzë liqenit të Lovere në Breshias.

Advertisements

Pas një sërë manovrash zigzag në rrugë dhe të paktën disa gabimesh, shqiptari bëri aksident pikërisht përballë zyrës së një dentisti.

Advertisements

Gjithçka ndodhi rreth orës 13:45 në Via Marconi. Drejtuesi i mjetit ishte një i ri 30-vjeçar me kombësi shqiptare, fatmirësisht i padëmtuar nga përplasja, por dëmtimi i makinës ishte i rëndë.

Një ambulancë e Kryqit Blu të Lovere ka ndërhyrë në vendngjarje me kodin e verdhë, por pasi 30-vjeçari u përmend, nuk bëri asgjë.

Advertisements

Përkundrazi, hetimet e policisë së Clusone bënë të mundur verifikimin që ai ishte i dehur gjatë drejtimit të mjetit: pasi kishte rezultuar pozitiv për alkool, ai u raportua dhe njëkohësisht iu hoq leja e drejtimit.

You may also like