Italiani i nxori zbuluar, si u gjet foleja e prost*tucionit me tranvestitë nga Venezuela në Tiranë

by editor

Janë zbardhur detaje të reja nga operacioni policor i koduar “ET-1”, ku u zbulua një fole prostitucioni në marrëdhënie homoseksuale me transgjinorë nga Venezuela në Tiranë.

Burime bëjnë me dije se ka qenë një klient i tyre italian, i cili i ka nxjerrë zbuluar. Italian i kishte denoncuar në polici pasi ata e detyruan të kryej marrëdhënie seksuale pa mbrojte (prezervativ).

Italiani ka shkuar në polici ku ka denoncuar marrëdhënien seksuale të detyruar pa mbrojtje. Në celularët e të arrestuarve u janë gjetur rreth 60 numra shqiptarësh, klientë të mundshëm.

Policia arrestoi shtetasit Guzman Gil Raibel Joisquel, 29 vjeç, dhe Daniele De Carli 31 vjeç, dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi A. S., 19 vjeç. Sipas hetimeve, tutori ka qenë Guzman Gil Raibel Joisquel, i cili i shfrytëzonte për prostitucion dy të tjerët.

Ata ishin akomoduar në një banesë me qira, në rrugën “Kongresi i Tiranës”, dhe nëpërmjet një faqeje në internet, krijonin kontakte me njerëz të ndryshëm, për të ushtruar prostitucionin, kundrejt pagesave 150-300 euro.

Burime bëjnë me dije se venezuelianët shëtisnin në shtete të ndryshme të botës, duke kontaktuar klientë të ndryshëm dhe së fundmi kishin zgjedhur edhe Shqipërinë.

You may also like