“Jazëk atij regjisorit që punon më me ty”/ Nuk kanë të ndalur sherret në BBV, Juli përplaset sërish me Eglën: Do pak striptizëm? Kujt i thua që pi drogë, e poshtër!

by editor

Nuk kanë të fund sherret mes Julit dhe Eglës.

Ata vazhdojnë të jenë në konflikt të vazhdueshëm me njëri-tjetrin, kapen pas çdo fjale dhe shahen e ofendohen. Mbrëmjen e djeshme Egla dhe Juli kanë bërë një debat të gjatë me njëri-tjetrin, ku nuk kanë munguar as akuza si “pi drogë”, “e ke lëkurën shollë” etj.

Juli: Hundën? Në farë kuptimi, pse ma bën hundën kështu?

Egla: Sepse mund të biesh, rrëzohesh e thyen.

Juli: Nuk marr drogë unë zemra. S’kam marrë ndonjëherë drogë unë.

Egla: Shiko hundën, se do biesh dhe do e thyesh po të them.

Juli: Nuk kam marrë ndonjëherë drogë.

Egla: Do thyesh hundën o budall. Ua çfarë përdoruesi?

Egla: Shiko hundën se do e thyesh. Je një përdorues, e ke lëkurën shollë, nga ty pres çdo gjë.

Në një debat tjetër, Egla i thotë Julit se është artisti më i ulët në këtë shtëpi. Juli nuk e priti aspak mirë këtë deklaratë dhe iu kthye me nerva dhe i mllefosur.

Egla: Je artisti më i ulët, kanë kaluar 36 veta në këtë shtëpi dhe je robi më i ulët që ka parë shtëpia. Ik or shollë.

Egla: Je artisti më i ulët në këtë shtëpi.

Juli: Nuk jam, i kam treguar vlerat e mia artist.

Egla: Një artist i mirë nuk i thotë një artisti tjetër “tani je bërë e famshme”. Një artist nuk i thotë artistit tjetër do hash falas gjashtë muaj, një artist nuk i thotë artistit tjetër të kanë përzënë nga teatrot.

Juli: Ik pirdhu andej. Çfarë artiste je ti, je e lartë ti? Artisti që ul artistin është vromë për vete. Kaq e shpifur dhe gënjeshtare je ti. Turp të të vijë, je mashtuese. Ta tregoj unë drogën që ma bën kështu tek hunda.

Egla: Je pa shtyllë kurrizore dhe pa cipë në faqe. Je shollë.

Juli: Je e poshtër, edhe në jetë duhet të jesh e poshtër.

Egla: O Astrit, jo artist por ti je Astrit. Sa bukur flet ti o Astrit!

Juli: Ti po flet për 20 vitet e mia në skenë dhe prapë i hyre këtij muhabeti. Jazëk atij regjisori që të merr ty në punë që denigron kolegët e tu. Jazëk atij që të merr ty në punë nesër që denigron artistët këtu brenda shtëpisë. Me një njeri të poshtër nuk punohet pikë.

You may also like