“Jemi të gjithë gati”- Gjimshiti: Të provojmë ta bezdisim Spanjën, asgjë nuk është e pamundur

by editor

Shqipëria do të përballet nesër në mbrëmje me Spanjën në ndeshjen e fundit të grupeve të Europianit.

Advertisements

Në prag të këtij dueli, kapiteni i Kombëtares kuqezi, Berat Gjimshiti ka qenë krah trajnerit Silvinjo në konferencën për shtyp.

Advertisements

“Besoj që të gjthë çunat janë gati për këtë sfidë nesër, kemi ende mundësi për të kaluar grupin, të propvojmë ta bezdisim Spanjën. Nuk ndikon aspak formacioni i dytë e dimë kë kemi përballë dhe kjo është gjëja me e rëndësishme, nuk e besojmë që do të luajnë me ekipin e dytë. Duhet të fokusohemi në ndeshjen e nesërme, Daku ka bërë një gabim por kërkoi falje. Do kemi një kundërshtar të vështirë dhe kjo është ajo për të cilën duhet të fokusemi,. Asgjë nuk është e pamundur në jetë por do të jetë ndeshje e vështirë, duhet të tregojmë pse jemi këtu, dhe do tentojmë të bëjmë më të mirën nesër. Nuk jam këtu për të folur për gjobat e vendosura nga UEFA, do të kemi shumë tifozë dhe duhet të besojmë në veten tonë”, përfundoi Gjimshiti.

PANORAMASPORT.AL

You may also like