Me largimin nga “Big Brother Vip”, Jetmiri duket se i ka shpallur “luftë” të hapur këtij formati duke sulmuar vazhdimisht produksionin dhe duke vënë në dyshim transparencën e tij. Pasi “Vëllai i Madh” i refuzoi kërkesën për të qëndruar pa folur në shtëpi, Jetmiri është përplasur në studio “live” me prezantuesin, Ledion Liço dhe opinionistët.
Advertisements
Në përballjen me ta, ish-banori nënkuptoi se i është bërë padrejtësi në mënyrën sesi e kanë paraqitur lojën e tij, si në montazh dhe ndërprerjen e të drejtës së fjalës me banorët e tjerë. Për t’iu përgjigjur opinionistët e cilësuan argumentin e Jetmirit, “viktimizim” dhe “fantazi”.
Sot ish-banori ka sulmuar përmes një postimi në “Instastory”, Ori Nebijajn njëherësh Deputete e Kuvendit të Shqipërisë, duke u shprehur se është një turp dhe mëshiron injorancën e saj.
Advertisements
“Ti je turp dhe thjesht të mëshiroj për injorancën tënde znj, Deputete”, shkruan Jetmiri në një postim.
Ai gjithashtu ka sulmuar edhe të ftuarit e kësaj jave në Fan Club, pjesë e stafit të “TCH” të cilët “denigruan” figurën e Jetmirit pas largimit nga “Big Brother Vip”.