Gazetari Almer Toska dhe avokati Idajet Beqiri debatuan ashpër në ‘Studio Live’ lidhur me aksionin e opozitës dhe protestën e ditës së hënë më datë 7.
Advertisements
Beqiri: Ngatërron 97, 21 janarin, grushtin e shtetin. Ti ngatërron 26 majin.
Advertisements
Toska:Sot realiteti në Shqipëri është i vështirë sepse keqqeveriset. Protesta është e vonuar, duhet të jetë sa më parë. Nëse këto përpjekje e çojnë opozitë në disfatë, por sot nuk ka tjetër veçse revoltë. Protestat e opozitës nuk janë kurrë të dhunshme. Maksimumi janë 4 apo 5 flakadanë. Të nxjerri frikën qytetarëve, pasi të vjen patronazhist të thotë të pashë në kafe me filanin.
Beqiri: E bëjnë kaq të egër që atë bërthamë që kanë ta forcojnë, dhe të sigurojnë vendin e deputetit. 30 mandate. E keni të arrestuar me krime, e gjithë familja e inkriminuar 100% familja dhe e mbani akoma.
Toska: Ke ardhur nga Mallakastra këtu.
Beqiri: Kam ardhur në 74.
Toska: Po ke ardhur se ke qenë prokuror.
Beqiri: E ke gabim nuk kam qenë asnjë ditë.
Njeri nuk ju mbështet, ambasador nuk ju vjen gjëkundi.
Toska: Janë të korruptuar të blerë nga Rama.
Beqiri: Jeni në vete, të thuash që ambasadorët janë kapur nga Rama, ambasadorët e SHBA dhe Britanisë.
Toska: Ju jeni të çmendur
Beqiri: Saliu i largoi shqiptarët me të vrarët në 97, 3 mijë të vrarë. Që ta mbyll, këto protesta që shkatërron pasuritë e shqiptarëve, aty është djersa ime, gjaku im. Përderisa e djeg do shkosh në burg.
Toska: E ke parë ç’bëhet në Greqi?
Beqiri: Po Greqia nuk ka non grata.
Toska: Nxirre Saliun në terren dhe shihe.
Beqiri: E pamë, 11 herë keni humbur.