Kryetar i Komisionit të Sigurisë, Nasip Naço dhe juristja Brizida Gjikondi janë përplasur në studion e emisionit “3D” nga Alban Dudushi në RTSH, ku po diskutohet rreth Amnistisë Fiskale dhe diskutimeve që ka ngjallur kjo amnisti.
Advertisements
Gjikondi akuzoi se po kërkohet të zhbëhet puna e SPAK, ndërsa nga ana tjetër, Naçi u shpreh se Amnistia nuk kap asnjë nga personat e hetuar nga SPAK.
Advertisements
Naçi: Ky lloj sistemi ka nevojë për një qasje tjetër
Gjikondi: Në momentin që ju doli nga duart u kujtuat? Pse bëhet tani që SPAK po godet majtas?
Naçi: Të lutem, nëse e keni lexuar ligjin kur është diskutuar, po të kujtoj që në ligj është parashikuar që për Inspektorin e Lartë Kuvendi ka të vetmin atribut që mund të krijojë komision hetimor
Gjikondi: Pse nuk e ka bërë më përpara po pyes
Naçi: Ne po themi ka kaluar 4-5 vite po bëhet një analizë, edhe këtë do ma thoni që ma tha Nasipi se paska çfarë tradhtie po bëhet aty, se e keni votuar vetë. Mbështesim SPAK, e kemi inkurajuar pa përjashtim, para ligjit duhet të jemi të barabartë
Gjikondi: Keni mbajtur gjithë kohën si flamur Reformën në Drejtësi dhe kush ka moral politik i shkon deri në fund asaj që thotë dhe jo kur të del nga komanda përpiqesh ta sulmosh., Që bëhet amnisti për veprat e gjithë atij mundi që ka hedhur SPAK, GJKKO, SHBA dhe gjithë shqiptarët moralisht ju e përdorni si vatër shkarkimi me hile
Naçi: Nuk kap asnjë nga këta. Kë ke të dënuar me vendim të formës së prerë?
Gjikondi: Ju zhbëni punë e SPAK dhe nuk është e ndershme. Logjika e Ministrit të Drejtësisë ishte shumë e shëmtuar kur tha që kur i ulet dënimi atyre që kanë bërë vrasje, si ka mundësi që mos i ulet atyre që kanë bërë korrupsion? Për mua vrasje më të madhe kombëtare, zhbërjes sesa korrupsioni që ka shëmtuar jetën e shqiptarëve nuk mund të krahasohet dy vepra një vrasje e bërë nga një person i caktuar me gjenocidin që i është bërë shqiptarëve me korrupsionin.
Naçi: Meqë Kodi Penal do dali në qarkullim do diskutohet, kush kapet në korrupsion 50 vite burg dhe shpëtojmë, dalim nga kjo marrëdhënie, pastaj për vrasjet ikim kështu…, po leje