Gjatë një bisede me Julian Dedën, Rike Roçi e ka pyetur këtë të fundit se mes Ilnisa Agollit, Egla Cenos dhe Meriton Mjekiqit, kush mendon se do të kthehet sërish në shtëpinë e “Big Brother”.
Advertisements
Aktori tregoi se do të dëshironte që asnjë prej tyre mos të rikthehej në garë, por mendon se Meritoni dhe Egla janë dyshja që do t’i shpëtojnë skualifikimit.
Advertisements
“Për mua asnjëri, por mendoj se Egla dhe Meritoni.”
Të njëjtin mendim me Julin ndan edhe Graciano Tagani, duke thënë që i vjen gjynah për Ilnisën, sepse ajo nuk do të rikthehet më në shtëpi.
Pjesë nga biseda:
Graciano: Edhe unë mendoj dhe më vjen keq për Ilnisën, gjynah.
Rike: Kë do të doje ti?
Juli: Unë do të doja dy vajzat.
Rike: Jo Meritonin?
Juli: Shiko, një mashkull më pak për mua është më mirë. A dëshirojmë të luajmë “Big Brother”?
Rike: Po.