“Ka shpërthime fishekësh”/ Zjarr i përmasave të mëdha pranë ish-repartit ushtarak, alarmohen banorët

by editor

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mesditën e sotme kodrat e Mbyetit në Fier, pranë ish-repartit ushtarak.

Advertisements

Flakët janë përhapur me shpejtësi duke alarmuar banorët e zonës shtëpitë e të cilëve ndodhen pranë.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve. Ndërkohë nga flakët pranë ish-repartit dëgjohen dhe shpërthime fishekësh.

Advertisements

You may also like