“Kam 8 vite që jetoj në Amerikë”/ Këngëtari i njohur shqiptar rrëfen historinë: Në verë këndoj në dasma, ndërsa gjatë vitit…

by editor

Këngëtari Arjan Korkaj është rikthyer pranë publikut shqiptar me projektet e tij më të reja. Ai jeton prej 8 vitesh në SHBA, por gjithashtu është i angazhuar dhe me muzikën.

Advertisements

Në një lidhje direkte , Arjani tregon se krahas këngësh dhe dasmave, punon si shofer kamioni, duke kaluar shumë sfida. Gjithashtu, ai ka ndarë dhe detaje nga kënga e tij më e re me titull “Vetmi”.

Advertisements

“Kam 8 vite që jetoj në Amerikë dhe kam ardhur në Shqipëri për të bërë disa projekte. Kam menduar të publikoj diku 7 ose 8 këngë.

E kam titulluar këngën më të re ‘Vetmi’, sepse është problem i të gjithëve. Kam zgjedhur muajin janar për të publikuar këngët sepse në Çikago bie borë dhe kam lënë punën, ndërsa në verë kam dasmat dhe Maratona, ku do të jem dhe sivjet pjesëmarrës. Mikrofoni është një pasion, unë e kam dhe mikrofonin dhe timonin. Timoni më ngriti në këmbë dhe më ndihmoi atëherë kur muzika nuk përmbushte plotësisht nga ana ekonomike. Ajo punë të jep të paktën në një javë 3 mijë dollarë. Këto mund t’i marrë në një dasmë, por imagjino sa duhet të presësh për një dasmë tjetër”, u shpreh këngëtari.

You may also like