Mbrëmjen e sotme, një ndër të ftuarat speciale të programit “Cherry on Top” ka qenë Roza Lati, ish-banorja e BBV.
Advertisements
Roza, një ndër banoret më të komentuara të këtij formati, në intervistën e saj ka folur për përjetimet në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ku përvec momenteve të bukura, ka patur dhe disa shumë të vështira për të.
Advertisements
Roza ka rrëfyer se një ndër momentet më të vështira ka qenë situata me Meritonin dhe djalin e tij, një situatë që e bëri banoren ta përjetojë shumë keq dhe madje kishte menduar edhe largimin përfundimar nga “reality show”.
“Momenti i vështirë për mua ishte situata me Meritonin. Bora, unë jam anëtare nderi e Shoqatës së Jetimëve, unë e kam zemrën shumë të madhe për femijet, per jetimët, bëj shumë, kam bërë shumë. Dhe unë në Big Brother të përplasesha me një të vërtetë të tillë, m’u shpemb bota. U ndjeva shumë keq. Nuk di nëse e keni parë atë prime. Ngrihesha nga divani, shkoja në dhomë dhe qaja fshehurazi. Më mbytën lotët e mia. Ka qenë një pikë në lojën e Big Brother që edhe kam dashur të shkëputem“, shprehet Roza.