4 jetët e humbura nga aksidenti në Tepelenë e çuan në 27 numrin e viktimave nga aksidentet gjatë këtij viti
Advertisements
Aksidenti tragjik që u mori jetën katër personave dhe plagosi rëndë dy të tjerë mund të ishte shmangur nëse drejtuesit e mjeteve do të respektonin rregullat e qarkullimit rrugor.
Advertisements
Duke parë skenën e aksidentit, eksperti i sigurisë rrugore Artur Sulçe evidenton dy shkelje determinante që sollën këtë aksident, parakalimi i gabuar i kryer nga mjeti Benz dhe mos-ruajtja e distancës së sigurisë nga mjeti BMW-së që sollën përplasjen e fuqishme me mjetin Toyota ku udhëtonin tre prej viktimave.
“Parakalimi i shpejt bëhet për 7 sekonda dhe parakalimi normal bëhet për 14 sekonda. Që të bësh një parakalim të sigurt duhet që distanca e shikueshmërisë duhet të jetë 5x 80, pra duhet të ishte 400 metër. Aty është kthesë dhe ai ka hyrë në një distancë shikueshmërie shumë të vogël”-shprehet eksperti Artur Sulçe.
Pasojat e aksidentit u përkeqësuan edhe me tepër prej mosrespektimit të distancës së sigurisë nga mjeti BMW.
“Duhet të jetë katrori i të dhjetave. Pra nëse shpejtësia është 80 km/h. Atëherë distanca e sigurisë që duhet të kishte BMW me Toyot-ën duhet të ishin 64 metër, Fakti që ato janë përplasur, tregon që nuk është ruajtur ajo distancë”-shton Sulçe.
Katër jetët e humbura nga aksidenti në Tepelenë e çuan në 27 numrin e viktimave nga aksidentet gjatë këtij viti. Pavarësisht se krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë numri i viktimave është shumë më i ulët sërish është problematike dhe shkaqet më kryesore për aksidentet me viktima është shpejtësia tej normave të lejuara dhe parakalimi i gabuar.