Keisi Medini drejt altarit, por kush është dhëndri fatlum? (Foto)

by editor

Keisi Medini ka ndarë në Instagram një foto mjaft të ëmbël krah babait të saj, këngëtarit Sabiani.

Advertisements

Teksa duken tepër elegantë krah njëri-tjetrit, ajo që ka tërhequr vëmendje ka qenë veshja e Keisit me një fustan të bardhë, i cili në pamje të parë duket si një fustan nusërie.

Advertisements

Ajo e ka shoqëruar postimin me “emoji”-n e një nuseje, duke ngritur më tepër dyshimet se është duke shkuar drejt altarit.

Sakaq, në mediat rozë kanë shpërthyer thashethemet për një lidhje të aluduar mes Jonit, djalit të moderatorit të njohur Ardit Gjebrea dhe Keisi Medinit.

Keisi, më shumë se këngëtare, u bë e njohur si banore e Big Brother Vip 2, ku nisi të flirtojë me Krist Alia Dragot, por pasioni u ndërpre nga hyrja në shtëpi e Sabianit.

Veprim që indinjoi edhe Robert Aliajn, babain e Kristit.

Më pas në shtëpi hyri Lorenc Hasrama, me të cilin Keisi kishte patur një lidhje dashurie dhe kjo bëri që bukuroshja të ndahej ende pa u lidhur nga Kristi.

Përsa i përket Jon Gjebreas, edhe ky ka pasur disa lidhje që mund të konsiderohen serioze, por pa fund të lumtur. Një ndër to ishte marrëdhënia me vajzën e një biznesmeni shqiptar. Lidhje kjo e cila përfundoi. Joni ka pak kohë që është kthyer nga Amerika, ku jetonte.

A do të kemi së shpejti një dasmë në horizont? Kjo mbetet për t’u parë…

You may also like