Këmbëzën e vura në kornizë/ Bardhi i drejtohet Spiropalit: Pëllumb Gjoka çfarë dhurate të ka bërë për detyrën e re?

by editor

Këtë të enjte, përmes një reagimi në rrjetin social X, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar pas deklaratës së kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali, e cila gjatë fjalës së saj në një forum tha se të hënën në Kuvend shpëtoi nga gjuajtja e deputeti demokrat, për shkak të paaftësi së tij për të qëlluar në shenjë, teksa shtoi se kishte marrë si dhuratë nga stafi këmbën e karriges në një kornizë xhami.

Advertisements

Bardhi i ka bërë një pyetje publike Elisa Spiropalit, se çfarë dhurate i ka bërë Pëllumb Gjoka, (i arresrtuar nga SPAK), për detyrën e re si kryeparlamentare.

Advertisements

“Pyetje publike për Kryetaren e Kuvendit: Përveç “dhuratës” së adminstratës a mund të informosh shqiptarët: Pëllumb Gjoka çfarë dhurate të ka bërë për detyrën e re”? – shkruan Bardhi.

Deklarata e Spiropalit:

Advertisements

“Dje vonë në mbrëmje një grup nga stafi mbështetës i Kuvendit më bëri dhuratën më interesante dhe më të pakëndshme që kam marrë ndonjëherë. Një copë druri brenda një kornize xhami. Copa e drurit, këmba e karriges, që një eksponent i opozitës e hodhi drejt meje për të më goditur. E di që më ruajti fati dhe paaftësia e goditësit për të më qëlluar në shenjë. Si njeri e kam falur, si politikane nuk mund të mos them dy fjalë: Pse kjo egërsi? Pse edhe në vendin ku duhet të mbretërojë dialogu dhe arsyeja dhe jo instikti primitiv thirret në ndihmë dhuna e verbër? Nuk kemi as mundësi as kohë të shtjellojmë arsyet. Po ju them vetëm rolin balancues të pushtetit gjyqësor. Ka ndodhur këtu ku prokuroret e përgjithshëm të këtij vendi shiheshin si vartës, trajtoheshin si kundërshtarë dhe luftoheshin si armiq”, – tha kryetarja e Kuvendit.

You may also like