‘Keni ardhur me një makinë 100 mijë Euro’! Veliajt ‘sherr’ me Balliun në SPAK

by editor

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është paraqitur mëngjesin e sotëm në Prokurorinë e Posaçme për të dëshmuar për dosjen e inceneratorit në Sharrë.

Advertisements

Ai tha në një intervistë pak ditë më parë se do të dorëzonte vetë në SPAK dosjet me informacionet për inceneratorët. Por në fakt ishte një fletëthirrje nga prokurori Dritan Prenci që e bëri të shkonte në SPAK.

Advertisements

Në momentin që hyri në SPAK pati një përplasje verbale me Klevis Balliun, që iu drejtua me fjalët “o hajdut”!

Kryetari i bashkisë iu përgjigj duke i thënë “keni ardhur me makinë 100 mijë Euro”.

You may also like