Keni bërë plane për këtë fundjavë? Njihuni më parë me parashikimin e motit

by editor

Për fundjavën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike për shkak të masave ajrore të ngrohta me origjinë jugore si pasojë e depërtimit të pazakontë për periudhën që ndodhemi të Anticiklonit Afrikan.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin e vranësira të pakta kalimtare kryesisht të larta dhe transparente.

Vlen për tu theksuar se temperaturat në vlerat e mesditës pritet të kapin vlera deri në 30 grad celcius, vlera këto anormale dhe rreth 7-8 grad më të larta se mesatarja klimatike mujore për vendin tonë.

Gjithashtu duke nisur nga dita e Diel pritet afrimi gradual nga Europa perëndimore e një qendre të thellë të presionit të ulët e cila duke kaluar mbi Afrikën e veriut do të transportojë mbi Europën kryesisht juglindore sasi të larta të pluhurit (me origjinë nga rëra e shkretëtirës së Saharas-ë).

Kombinuar më temperaturat e larta kjo situatë do të krijojë ndjesinë e ajrit “mbytës”, ndonëse kjo situatë është përsëritur shpesh herë edhe në të kaluarën mbi vendin dhe nuk është një fenomen i ri.

You may also like