Kreu i PD-së, Sali Berisha ka reaguar pas një deklarate të moderatorit Sokol Balla, i cili në emisionin e tij, aludoi se deputeti Gazment Bardhi mund “të ketë fatin e Ervis Martinajt”, personazh i krimit i cili dyshohet të jetë vrarë.
Advertisements
Berisha ka thënë mbrëmjen e sotme, se ky është në fakt një kërcënim i Edi Ramës, ndaj i bëri atij thirrje “të mos guxojë t’i prekë një fije floku” deputetit demokrat, pasi siç tha ai; “nuk do të ketë më vend mbi tokë”.
Advertisements
Deklarata e Berishës:
Të dashur miq, Edi Rama ka lëshuar dje një kërcënim me jetë ose me burg me gojën e zëdhënësit të tij, Sokol Balla, për kryetarin e grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi.
Advertisements
Në emër tuaj do i deklaroj këtu, se guxon dhe i prek një qime floku të Gazment Bardhit ose të çdo deputeti, vend mbi tokë nuk do kesh.
Nuk të mbrojnë dot as tunelet e Dajtit, as shpellat e Malit me Gropa, kudo që të jesh do gjendesh dhe do të të bëhet gjyqi para shqiptarëve.
Prandaj mos mendo ti se për krimet e Olsit dhe tuat, për trafiqet e tua dhe të Olsit, për vjedhjet tua familjare dhe të Olsit, do mund t’i mbyllësh gojën opozitës.
Jo, kurrë, harroje!
Harroje dhe njëherë.
U them atyre mjeranëve të cilët nuk meritojnë as të quhen njerëz, mos u bëni zëdhënës të një kryekrimineli, të një kryehajduti që mbron krimet e tij, vëllait të tij, organizatës së tij kriminale qeveri, sepse do njësoheni me ta.
Dhe ky është një turp i madh.