Kërcet grushti në Tiranë/ Dy persona rrihen jashtë lokalit: Më ka borxh 30 mijë euro

by editor

Në rrugën Ndre Mjeda, Tiranë ka ndodhur një përplasje fizike mes dy personave.

Advertisements

Siç mësohet shkak i konfliktit është bërë një borxh prej 30 mijë eurosh, ende i pashlyer.

Advertisements

Njëri prej tyre sapo ka dalë nga një lokal është goditur me grushte ndërsa agresori menjëherë është arratisur nëpër rrugicat e zonës.

I dëmtuari pretendon se i ka dhënë borxh 30 mijë euro borxh personit që e ka goditur me grusht. Ky i fundit në debat e sipër duke mos pranuar që t’i shlyejë borxhin e ka goditur dhe është larguar.

Telefonata në sallën operative për ngjarjen është bërë nga qytetarët që ndodheshin aty pranë të cilët të frikësuar kanë raportuar për konflikt me armë por nga hetimet e deritanishme nuk rezulton të jetë përdorur armë.

Personi i dëmtuar nuk dëshiron as të bëjë kallëzim. Po shihen kamerat e sigurisë së bizneseve të zonës për të kuptuar lëvizjet e agresorit.

/5pyetjet.al

You may also like