Pensionistët janë ngritur në protesta përpara Kryeministrisë. Ata kanë kërkuar rritjen e pensioneve në minimumi 400 mijë lekë në muaj. Një nga pensionistët u shpreh se “na ka mbetur vetëm të kapim armë, na bënë të mbysim veten”, duke theksuar “ne e ndërtuam Shqipërinë”.
Advertisements
“Këta hajdutë na kanë bërë për të mbytur veten. Gruan e kam sëmurë, vajzën e kam sëmurë. Marr vetëm 180 mijë lekë, 4 mijë lekë përfitova nga indeksimi.
Advertisements
Më shkojnë 70 mijë lekë ilaçe, kërkoj pension 400 mijë leke, nën këtë pension s’duhet të ketë. Ne e ndërtuam Shqipërinë. Çfarë nuk kemi vuajtur, A ju vjen turp. Presidenti 4 mln, është vetëm 1 kukull, deputetët 3 mln rrogë, por janë në kurriz tonin. Na vjen keq, nëse nuk i mbushet mendja na ka mbetur vetëm të kapim armët. O të na rrisë pensionin, ose të ikin”, tha i moshuari.