Kërkuan ndryshimin e masës së sigurisë, Apeli i GJKKO merr vendimin për ish-kreun e ARRSH Evis Berberi dhe bashkëpunëtorët e tij

by editor

Një ngjarje e raportuar fillimisht si aksident rrugor me pasojë vdekjen e një shtetasi nga Elbasani, në qytetin e Pejës, rezultoi pas 24 orësh se është një vrasje e kryer me dashje nga një bashkëqytetar i viktimës.

Advertisements

Policia e Kosovës në një komunikatë për mediat, njoftoi fillimisht se një person ndërroi jetë pasi u përplas nga një makinë, ndërsa personi që shkaktoi aksidentin e braktisi mjetin dhe u largua nga vendngjarja.

Advertisements

“Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, me datë 24.04.2024, rreth orёs 17:25 ёshtё njoftuar se nё rrugën “Agim Binak Qelaj” nё Pejё, fillimisht pёr njё aksident trafiku, mes njё veture dhe njё kёmbёsori”, thuhej në njoftimin paraprak.

Por më pas autoritetet kanë sqaruar plotësisht ngjarjen duke bërë me dije se viktima me inicialet I.O. është goditur për vdekje qëllimisht nga i dyshuari për ngjarjen, me iniciale S.J., po nga Elbasani.

“Pas hetimeve fillestare ёshtё kuptuar se nuk kemi tё bёjmё me aksident, pasi qё viktima ёshtё goditur me veturё qёllimisht nga i dyshuari duke i shkaktuar plagё tё rёnda trupore. Viktima ёshtё dёrguar nё Spitalin Rajonal nё Pejё, mirëpo i njëjti nuk ka mundur ti pёrballojë plagёt dhe nga ekipi mjekёsor ёshtё konstatuar vdekja e viktimёs: shtetas i republikёs sё Shqipёrisё. I dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjёs duke e braktisur veturёn nё njё lokacion tjetёr.”

Edhe pse autori u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, ai u arrestua një ditë më pas nga policia.

“Njёsitet relevante tё Drejtorisё Rajonale tё Policisё nё Pejё, pas njё pune intensive operativo-hetimore, kanё arritur tё identifikojnё dhe arrestojnё personin e dyshuar: S.J. i lindur me 2001, Shtetas i Republikës sё Shqipërisë. Personi i dyshuar pas intervistimit nga Hetuesit e Sektorit Rajonal, me urdhёr tё Prokurorit tё shtetit ndalohet pёr 48- orё pёr veprën penale “Vrasje e rёndё”, ndёrsa trupi i pajetё i viktimёs dёrgohet nё institutin e mjekёsisё ligjore nё Prishtinë pёr obduksion.”

Sipas hetuesve të ngjarjes, dyshohet se motiv për vrasjen është bërë një konflikt i hershëm. Rezulton se viktima i kishte djegur shtëpinë autorit të ngjarjes, në qytetin e tyre, Elbasan.

23-vjeçari më pas në shenjë hakmarrje dyshohet se e ka goditur qëllimisht për vdekje, duke tentuar t’a shesë ngjarjen si aksident.

You may also like