Kur një debat lind në një grup miqsh, ose edhe në çift, këto 3 shenja bëjnë gjithçka që t’i shmangen një përballjeje apo edhe një debate. Gaforrja, Peshorja dhe Peshqit e kanë tmerr përballjen për arsye të ndryshme.
Advertisements
Gaforrja
Advertisements
Nëse njeh një Gaforre, e di shumë mirë që s’i pëlqen fare të bëjë një debat. Duke qenë se luan rolin e një nëne në horoskop, Gaforrja ka tendencën të qetësojë nervat e të tjerëve dhe kur ka një problem me dikë, ajo refuzon ta sjellë atë në vëmendje dhe të bëjë një debat.
Peshorja
Peshorja është shenja më e drejtë e horoskopit dhe s’e kanë fare me qejf që të prishin ekuilibrin. Kjo shenjë do që të ruajë gjithë kohën harmoninë dhe shpeshherë e gjen veten në rolin e arbitrit. Duke qenë se rregullon çdo situatë, është pak e vështirë për të që të bëjë pjesë në konfliktet që rreket me shpirt t’i shmangë.
Peshqit
Peshqit duan një botë me ylberë dhe buzëqeshje, ndaj nuk ka konflikt që mund t’i bëjë të përfshihen shpirtërisht, mendërisht dhe emocionalisht. Peshqit duan të jetojnë në paqe, të mos kenë asnjë debat dhe nëse po ndodh një zënkë, ata thjesht japin energjinë e tyre pozitive, duke shpresuar që situata të zgjidhet. Por, kur situata zbutet, s’e kursejnë një bisedë për ndjesitë e tyre.